Lajme

Von Cramon kërkon hetim të shpejtë për zbardhjen e rastit të vrasjes së tre personave në Deçan

11/27/2021 14:28
nga:M K

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka shprehur ngushëllime pas vrasjes së tre personave në një autobus që po barte nxënës nga Gjakova në Deçan.

“Ngushëllimet e mia të thella popullit të Kosovës për humbjen tragjike të 3 jetëve në sulmin monstruoz të djeshëm në Gllogjan”, ka shkruar ajo në një postim në “Twitter”.

Von Cramon ka kërkuar hetim të shpejtë për rastin.

“Hetimi i shpejtë dhe vënia para drejtësisë e sulmuesit është një domosdoshmëri”, ka shkruar më tutje ajo.