Lajme

Von Cramon: Barrikadat të hiqen, paqja në veri është prioritet

12/12/2022 13:12
nga:N M

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, deklaroi se barrikadat e vendosura nga serbët në veri, duhet të hiqen, në mënyrë që sipas saj, të ulet përshkallëzimi i situatës.

Ajo shkroi në Twitter të hënën se rivendosja e paqes dhe e stabilitetit në Kosovë, duhet të jetë prioritet.

“Rivendosja e paqes dhe e stabilitetit në veri të Kosovës duhet të jetë prioritet. Sidomos sulmet ndaj EULEX-it. Unë pres që barrikadat e serbëve të Kosovës të çmontohen si ulje e përshkallëzimit. Mbështetje e plotë për dialogun, i udhëhequr nga BE-ja”, shkroi ajo.

SKANDAL: Shefi i KQZ-së në kundërshtim me rekomandimin e britanikëve, zgjedh drejtorin për regjistrimin e partive politike (dokument)