Milani ka arritur fitore të jashtëzakonshme në derin e Madonninës.
“Rossonerët” triumfuan me rezultat 1 me 2, pas një përmbysje të jashtëzakonshnme në pjesën e dytë, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte Perisic ai që i dha avantazhin skuadrës së Interit në pjesën e parë, por Giroud ishte vendimtar me dy golat e tij në pjesën e dytë.
Sulmuesi francez shënoi në minutën e 75-të dhe 78-të, me tifozët e Milanit që “shpërthyen” me festën e tyre.
Janë publikuar tashmë notat e lojtarëve, atje ku Giorud ishte futbollisti me notën më të lartë, 8.6.
“Siç thashë para ndeshjes, kjo ishte një ndeshje e veçantë. Ne kishim vështirësi në pjesën e parë, por pas pushimit 45 minutash u rikthyem.
“Shpresoja për një ose dy topa në kuadrat, i pari ishte pak me fat, por i dyti ishte një pasim i mirë i Kalabrisë. Jam shumë i lumtur për tifozët e mi, jam krenar për këtë ekip që nuk u dorëzua kurrë.
“Ne dëshmuam shpirtin tonë të madh ekipor pas pushimit dhe jemi rikthyer”, tha Giroud pas ndeshjes.
/GazetaBlic Sport/


