Sporti

Volejboll: Turqia fiton setin e parë ndaj Kosovës me rezultatin 25-17

08/26/2026 14:25
nga:L J

Ka përfunduar seti i parë i ballafaqimit mes Kosovës dhe Turqisë (femrat) në volejboll në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Seti i parë iu takoi ekipit të Turqisë me rezultatin 25-17, shkruan GazetaBlic Sport.

Kosova e nisi shumë mirë, megjithatë Turqia u rikthye në lojë dhe me pikë radhazi, arriti të shkrijë epërsinë e Kosovës dhe të fitojë setin e parë me rezultatin e thellë 25-17.

Turqia ishte fantastike në “bllok”, ku kishte 8 herë – kurse Kosova nuk arriti asnjë.

/GazetaBlic Sport