Lajme

Vokrri arsyeton bisedën Kusari-Radoiçiq, sipas Gashit me të folën edhe ministra të Kurtit

06/04/2024 23:41
nga:Sh R

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri ka duke komentuar bisedën e publikuar të shefes së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me të sanksionuarin e ShBAA-së, Milan Radoiçiq ka thënë se nuk ka pasoja prej saj.

Vokrra ka vlerësuar se kjo është një bisedë e shkurtër telefonike që ka ndodhur në rrethana tjera prej sot, duke qenë se siç thotë ai atë kohë Radoiçiq ishte nënkryetar i një partie me ndikim.

“Nuk e di pse duhet të riciklohet një lajm i vitit të kaluar që nuk ka ndonjë relevance. Në atë kohë kur është bërë kjo bisedë e shkurtër telefonike kanë qenë rrethana tjera. Nuk ka qenë në listën e zezë Radoiqiçi, ka qenë nënkryetar i njërës prej partive me ndikim serioz në institucionet e shtetit. Nuk shoh që ka ndodhur diçka e keqe, ose ndonjë pasojë pas asaj” është shprehur ai në emisionin “Info Nata” në teve1.

Më tej, ai thotë se nuk ka biseda nuk ka relevancë përderisa Kusari-Lila nuk ka shkuar në shtëpi e Radoiçiq për të negociuar në dëm të shtetit.

“Mund të ngatërroj data, po e nënvizoj se nuk e ka të njëjtën relevantë sikur të kishte shkuar zonja Kusari në ndonjë shtëpi apo villë të tij dhe të kishte bërë ndonjë negocim në dëm të shtetit të Kosovës”, ka shtuar ai.

Ndërsa në anën tjetër, Milazim Gashi, ish-zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim, ka thënë se komunikime me Radoiçiqin ka edhe nga anëtarë të Qeverisë Kurti dhe deputetë.

“Kemi komunikime edhe nga ministra të z. Kurti edhe deputetë, po shpresojmë që do të dalin transkriptet e caktuara. Kurti do të vihet në një pozicion jo të mirë te komuniteti i partisë së tij”, tha ai.

Gashi e ka kritikuar Kurtin që sipas tij “po e ledhaton” Kusari- Lilën, pasi sipas tij ajo është dashur të shkarkohet.