Sporti

Vojvoda: Nuk ka rëndësi se ku luaj, gjithmonë dua ta ndihmojë ekipin – e rëndësishme sot ishte fitorja

11/18/2024 23:15
nga:E K

Kosova ka fituar ndeshjen e fundit të grupeve të Nations League ndaj Lituanisë.

Dardanët arritën të mposhtin Lituaninë me rezultat minimal 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Autori i golit të vetëm të këtij takimi ishte Muharrem Jashari në minutën e 5’të të takimit.

Kosova mbeti me një lojtarë më pak në fushë gjatë gjithë pjesës së dytë pasi pikërisht Jashari u përjashtua me karton të kuq.

Pas ndeshjes për RTK foli Mërgim Vojvoda.

“Mundohem t’i ndihmojë ekipit sa më shumë si kur luajë majtas dhe djathtas. Kam kënaqësi që e ndihmova ekipin. Me rëndësi është fitorja sot. Për mua nuk është e vështirë, çdo lojtarë e ka rëndësinë e vet. Lojtarët që kanë luajtur sot e kanë treguar vetën”, tha Vojvoda.

/GazetaBlic Sport/