Lajme

Vogëlushi i afrohet Kurtit për selfie në Podujevë dhe i jep një mesazh- Kryeministër çele ‘Urën e Ibrit’

09/07/2024 21:50
nga:Y I

Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale shihet se si një vogëlush bën foto me Kurtin dhe ia lë një mesazh.

“Kryeministër ishte kënqësi, çele Urën e Ibrit…”, dëgjohet të thotë voglushi duke ia vënë gishtin në gjoks.