Lajme

Vodhi veturën dhe u aksidentua, e dyshuara përfundon në QKUK

01/24/2026 10:40
nga:Sh R

Një grua, për të cilën policia tha se kishte probleme mendore, dyshohet se ka vjedhë veturën e një burri në Ferizaj dhe me të pas një kohe është aksidentuar.

Pas lëndimeve që mori, e dyshuara u dërgua në QKUK për tretman mjekësor.

“Ferizaj 23.01.2026-19:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura me targa lokale. Pas një kohe është marrë informatë se vetura është e përfshirë në një aksident, ku e dyshuara femër kosovare me probleme mendore, e cila e kishte marrë veturën ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.