Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Algjerisë, pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur një orë në vlerë prej 160 euro në një lokal në Prishtinë.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në një lokal në rrugën Migjeni në kryeqytet.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Zbulohet pronari i numrit të telefonit prej nga u kërcënua me bombë në Prishtinë


