Policia e Tiranës ka arrestuar një 32 vjeçar me akuzën e vjedhjes me dhunë. Në pranga u vu shtetasi D. O., 32 vjeç, banues në Prishtinë.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, më datë 15.01.2024, ka vjedhur me dhunë, në një banesë në rrugën “Sami Frashëri”, një shumë parash.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.