Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur pasi që vodhi një biçikletë dhe ia shiti një personi tjetër për 20 euro.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 26.08.2021-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) pasi që i njëjti pasi kishte vjedhur një biçikletë i kishte shitur personit tjetër në vlerën prej 20€. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.


