Lajme

Vodhi 15 çokollata në një market, arrestohet prishtinasi

09/17/2021 09:59
nga:M K

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i ai kishte vjedhur 15 çokollata në një market.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, vlera e çokollatave të vjedhura ishte 50 euro.

“Me datën 16.09.2021 është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar për shkak se në një market kishte vjedhë 15 çokollata vlera e tyre 50 euro.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Vdes një person në Prizren, u rrotullua me traktor në mal