Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka arrestuar dy të dyshuar për vjedhje të rëndë, raporton Gazeta Blic.
Të njëjtit me datën 24.10. 2023 kishin depërtuar brenda një objekti dhe vjedhë sende me vlerë rreth 100 mijë euro.
Personat e arrestuar janë:
• D. T., i lindur në vitin 2000, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
• Q. L., i lindur në vitin 1990, shtetas i Republikës së Kosovës
Njoftimi i plotë i Policisë:
Arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në një rast të vjedhjes së rëndë
Gjakovë, 24 tetor 2023
Me datën 24.10.2023 rreth orës 10:55, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të pa njohur për të, kishin depërtuar brenda objektit të biznesit të tij në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë, dhe nga depoja e këtij biznesi kishin vjedhur mallra të ndryshëm (veshmbathje, bizhuteri, gjësende të ndryshme shtëpiakë etj.) në vlerë rreth 100 000 (njëqind mijë) euro.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, respektivisht hetuesitë policorë në kuadër të Sektori Rajonal të Hetimeve, menjëherë ju kanë përgjigjur rastit dhe është filluar me hetime intensive për gjetjen dhe identifikimin e të dyshuarve. Pas një hetimi të gjerë është arritur të identifikohen dhe të arrestohen dy të dyshuar:
• D. T., i lindur në vitin 2000, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
• Q. L., i lindur në vitin 1990, shtetas i Republikës së Kosovës
mbi dyshimin e arsyeshëm se të njëjtit, në bashkëkryerje janë të përfshirë në rastin e vjedhjes. Lidhur me rastin, në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga
Gjykata, është kryer kontroll në një objekt biznesi po ashtu në rrugën “Gaspër Karaqi”, ku janë gjetur dhe sekuestruar disa pako me mallra të ndryshëm të cilat dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundër ligjshme me rastin e kryerjes se veprës penale të raportuar.
Të gjitha veprimet hetimore të ndërmarra janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit të dyshuarit, pasi që janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës, me aktvendim, janë dërguar në mbajtje, ndërsa mallrat e sekuestruar iu janë kthyer pronarit.


