Tre të mitur janë arrestuar pasi që të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” në Mitrovicë.
Sipas njoftimit të policisë, cak i kësaj vjedhje ka qenë një shtëpi ku të dyshuarit kanë vjedhur një shumë të parave.
Policia ka bërë të ditur se në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit është gjetur gjysma e shumës së parave të vjedhura.
“Arrestimi i tre të dyshuarve të moshës se mitur, shtetas të Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se me datën 25 janar 2025, në rrugën Marije Shllaku ” në Mitrovicë, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” ku cak i kësaj vjedhje ishte një shtëpi nga ku kishin vjedhur një shumë të parave”, thuhet në njoftim.