Lajme

Vodhën kasafortën me ari në vlerë 20 mijë euro, Policia në kërkim të dy personave

02/01/2023 16:14
nga:G B

Dy persona janë në kërkim nga Policia e Kosovës, për vjedhje të rëndë në një shtëpi në Prizren, në mars të vitit të kaluar, raporton Gazeta Blic.

Ata kanë vjedhë një kasafortë me ari në vlerë të 20 mijë eurove dhe një armë zjarri.

Policia ka publikuar pamjet e kamerave të dy personave me gjësendet e vjedhura në duar.

Njoftimi i plotë:

Kërkohen dy të dyshuar për veprën “Vjedhje e rëndë”

Sektori i Rajonal i Hetimeve i drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Vjedhje e rëndë”, që ka ndodhur me datë 03.03.2022 , rreth orës 20:30 në një shtëpi në, në rrugën “Hazir Tolaj” në Prizren.

Me date 03/03/2022 rreth orës 20:30 . është raportuar një rast “Vjedhje e Rende” që ka ndodhur në një shtëpi në Rr.Hazir Tolaj ne Prizren, ku dyshohet se persona të dyshimte kane shfrytëzuar mos prezencën e familjareve në shtëpi dhe kane arrit te vjedhin kasafortën, në kasafortë ka pas stoli ari me vlerë prej njëzet mije euro (20.000 ) , si dhe një arme zjarri-Pistoletë model Tanfogiio Compact F ,9x9mm në emër te Viktimës.

Të dyshuarit kërkohen për veprën penale “Vjedhje e rëndë ”.

Sektori Rajonal i hetimeve në Prizren ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar 2 fotografi nga kamerat e sigurisë, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e të dyshuarve.

Andaj Policia e Kosovës – Sektori Rajonal I Hetimeve në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotove me shënime tjera të personave të kërkuar, me Autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit, lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e dyshuarave, Kërkon që :

Kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– E-mail adresa: [email protected]