Lajme

Vlorë: Dyshohet se vrau një person në Itali, arrestohet 29-vjeçari

08/13/2023 16:51
nga:G B

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Vlorë.

Ai dyshohet se në bashkëpunim dhe me shqiptarë të tjerë e kishte vrarë një person në vitin 2017-të, në Itali.

Siç raportojnë mediat shqiptare bëhet fjalë për Hasim Musaraj (Murataj).

Nga verifikimet e kryera, në mes të Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, rezultoi që Murataj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Apelit e Torinos ia kishte caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, sipas Kodit Penal të Italisë.