Vlora Dumoshi është zgjedhur Kryetare e Forumit së Gruas së Degës së IV të LDK-së, në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, derisa ka thënë se angazhimi i grave në politikë është i domosdoshëm sepse prezenca e tyre na ndihmon në krijimin e demokracisë së vërtetë.
Postimi i saj i plotë:
Nga sot, me besimin e zonjave delegate u zgjodha Kryetare e Forumit së Gruas së Degës së IV, në Prishtinë. Lidhja Demokratike e Kosovës beson në forcën e gruas dhe këtë model nuk mund ta zëvendësojë askush. Angazhimi i grave në politikë është i domosdoshëm sepse prezenca e tyre na ndihmon në krijimin e demokracisë së vërtetë.
Falënderoj Kryetarin e LDK – së, z. Lumir Abdixhiku, Kryetarin e Degës së IV, z. Besian Mustafa dhe gjithë Kryetarët e Nëndegëve, për mbështetjen e kauzës së gruas në politikë.
Na prift e mbara!


