Lajme

Vlora Dumoshi: Vetëvendosje do të demaskohet ende pa i kaluar 100 ditë në qeverisje

04/09/2021 11:59
nga:Y I

“Alternativa populiste sapo ka filluar qeverisjen dhe na duhet t’ju lemë pak kohë qe ta shohim pazotesine e tyre ne teresi” kështu e nis shkrimin deputetja e LDK-së Vlora Dumoshi.

Dumoshi rëndit disa nga dështimet e para të kësaj Qeveria shumë pak kohë pas marrjes së pushtetit.

Ajo tutje shton se LVV-ja do të demaskohet ende pa i bërë 100 ditë qeverisje.

“1. Pandemia nuk ishte prioritet paresore per kete qeveri.2. Pazaret politike dhe tregetia me deputet e futen nje fryme te pazareve anadollake brenda kuvendit.
3. Mixhallaret e jakobineve te rinj paskan qene gjithnje profesional dhe te zot. Vetem paskan pritur perfundimin e mesjetes dhe fillimin e renesances per te dalur ne siperfaqe” shkruan Dumoshi në Facebook.

Postimi i plotë:

Nje konstatim ne vend te kritikes.

Alternativa populiste sapo ka filluar qeverisjen dhe na duhet t’ju leme pak kohe qe ta shohim pazotesine e tyre ne teresi. Mirepo, trendi sapo ka filluar:

1. Pandemia nuk ishte prioritet paresore per kete qeveri.

2. Pazaret politike dhe tregetia me deputet e futen nje fryme te pazareve anadollake brenda kuvendit.

3. Mixhallaret e jakobineve te rinj paskan qene gjithnje profesional dhe te zot. Vetem paskan pritur perfundimin e mesjetes dhe fillimin e renesances per te dalur ne siperfaqe.

Standardet e dyfishta dhe konfuzioni qe ju ka kapluar ende pa i arritur 100 dite qeverisje druaj se do t’ju demaskoje shume para kohes.