Lajme

Vlora Dumoshi: Skandalet e qeverisë Kurti, çdo ditë në shfaqje!

04/08/2022 20:29
nga:Gazeta Blic

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi ka thejsuar se skandalet e Qeverisë Kurti çdo ditë në shfaqeje, raporton Gazeta Blic.

“Ai që e shkel kushtetutën është super kriminel”, e ka cituar Dumoshi, kur Albin Kurti fliste për shkelësit e Kushtetutës.

Reagimi i plotë:

Dhe kështu, pushteti përforcon rrugën e PANIKES:

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, ngarkohet me dy vepra penale dhe i ngritet aktakuzë.
Ministrja e Arsimit shkel Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Albin Kurti thoshte: “Ai që e shkel kushtetutën është super kriminel”

Skandalet e qeverisë Kurti, çdo ditë në shfaqje!