Lajme

Vlora Çitaku: UÇK është më e madhe se një qeveri e interes partiak, nder që na ra hise ta mbrojmë veprën e saj

10/03/2026 00:15
nga:Gazeta Blic

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë lidhur me projektligjin për Gjykatën Speciale.

Çitaku, ka shkruar se UÇK’ja është më e madhe se një qeveri e çdo interes partiak.

‘’UÇK është pakrahasimisht më e madhe se një cikël zgjedhor. Më e madhe se një qeveri. Më e madhe se çdo interes partiak.

Është nder për ne që na ra hise ta mbrojmë veprën e UÇK-së, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës’’, ka shkruar Çitaku.