Lajme

Vlora Çitaku thotë se kishte provuar t’i mësonte Thaçit anglishten: Kam qeshur shumë

08/23/2021 22:25
nga:Q R

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku ka treguar se ishte ajo që kishte tentuar t’i mësonte ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, gjuhën angleze. E ftuar në emisionin ‘Natë Vere’ në T7, ajo ka rrëfyer momente nga ajo kohë.

Çitaku thotë se e rëndësishme është të jepet saktë mesazhi, derisa ka folur për periudhën kur kishte provuar t’i mësonte anglishten, ish-kryetarit të PDK’së, Hashim Thaçi.

E vërtetë… nejse s’kam pas shumë sukses”, tha ajo duke qeshur.

“Është edhe çështje se çka e konsideron të rëndësishme”, theksoi Çitaku.

“Dikush e ka të rëndësishëm mesazhin, dikush e ka të rëndësishëm gjuhën, dikush e ka të rëndësishëm diksionin, paraqitjen por me rëndësi është mesazhi me u përcjell”, theksoi ajo.

Por sa ka qeshur ajo në ato momente?

“Shumëëë”, shpjegoi ajo duke qeshur.