Vlora Çitaku ka përkujtuar 90-vjetorin e lindjes së Adem Demaçit, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të veçanta dhe më të rëndësishme të historisë së re të Kosovës, raporton GazetaBlic.
Çitaku vlerësoi guximin, idealizmin dhe sakrificën e Demaçit në rrethana të vështira, duke theksuar se ai mbajti gjallë frymën e rilindjes kombëtare dhe u bë simbol i qëndresës dhe dinjitetit.
Ajo shtoi se jeta e tij dëshmon se liria nuk është dhuratë, por amanet që bartet me përgjegjësi, duke e përmbyllur mesazhin me fjalët: “Pusho në përjetësi, baca Adem. Ne do të të kujtojmë përherë.”


