Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas paralajmërimeve për fillimin e reduktimeve të energjisë elektrike, raporton Gazeta Blic.
“Mund ta marrim me mend se si do të jetë dimri në Kosovë këtë vit”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
6-2 orari i reduktimeve në mes të Gushtit, kur niveli i konsumit është i ultë. Mund ta marrim me mend se si do të jetë dimri në Kosovë këtë vit.
Dikush duhet me dhanë përgjegjësi për sabotimet e njëpasnjëshme të secilit projekt i cili do të rriste pavarsinë energjetike të Kosovës.
Sigurimi i energjisë është çështje e sigurisë kombëtare. Këto janë betejat e vërteta, e jo luftërat imagjinare në kokën e Kryeministrit.


