Lajme

Vlora Çitaku pas ngjarjeve në Deçan: Mos bini pre e propagandave, dëgjoni me vëmendje rekomandimet e IKSHPK-së

07/13/2021 16:56
nga:M K

Edhe Vlora Çitaku ka reaguar pas helmimit të afro 900 qytetarëve në Deçan.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Çitaku ka ftuar institucionet relevante që sa më parë të dalin me informata të sakta lidhur me atë se çfarë ka ndodhur, si dhe të ofrojnë ndihmë aty ku munden, përcjell GazetaBlic.

Tutje ajo paralajmëroi se rastet e tilla shfrytëzohen për propaganda të ndryshme, andaj të kenë kujdes dhe t’i dëgjojnë me vëmendje rekomandimet e IKSHPK-së.

1500 qytetar të Kosovës janë helmuar gjatë 72 orëve të fundit në Komunën e Deçanit.
Ne të gjithë, pa përjashtim, duhet të kërkojmë nga Institucionet relevante që sa më parë të dalin me informata të sakta lidhur me atë se çfarë ka ndodhur, si dhe të ofrojmë ndihmë aty ku mundemi.
Në të njejtën kohë, situatat si kjo, kur nuk kemi ende një përgjigje nga Institucionet lidhur me atë që ka ndodhur, shumë lehtë përdoren nga ata që duan të përhapin propaganda të rrezikshme.
Ju lutem keni kujdes, dhe dëgjoni me vëmendje rekomandimet e IKSHPK-së.

/GazetaBlic/