Lajme

Vlora Çitaku lajmërohet nga Haga: Pas kësaj vizite tek presidenti Thaçi, dolëm optimistë në ngadhnjimin e drejtësisë

09/26/2022 15:52
nga:N M

Nënkryetarja e parë e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku ka viztuar ish krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka shkruar në Facebook se kanë vizituar Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin.

Përveç Vlora Citakut, ata i kanë vizituar edhe Bekim Çollaku dhe Abelard Tahiri.

Njoftimi i plotë:
Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi kanë krijuar historinë. Sfidat dhe pengesat që kanë kaluar në jetë kanë qenë shumëfish më të mëdha se sfida në të cilën po kalojnë sot. Ata nuk janë të burgosur. Ata po mbahen peng.
Megjithatë, edhe pas kësaj vizite tek Presidenti Thaçi, dolëm optimistë në ngadhnjimin e drejtësisë.
Bashkë me Arlindë, Bekimin dhe Abelardin.

“Rren është”, kështu përgjigjet deputetja e VV-së pasi iu lakua emri i saj se do të largohet nga partia e Kurtit