Lajme

Vlora Çitaku konfirmon pjesmarrjen në protestë- Do të dal në shesh për ushtarët e gjallë që po nëpërkëmben

07/14/2023 22:08
nga:Y I

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në protestën që organizohet hnesër nga shoqëria civile, raporton Gazeta Blic.

Çitaku ka renditur disa nga arsyet pse nesër do të jetë në shesh.

“Nesër do të dal në protestë. Për gjithë ato gra e burra që patën guxim ta mundin frikën dhe vdekjen. Për dajën tim të vrarë me pushkë në dorë.Për ushtarët e gjallë, por fatkeqësisht të fyer e të nëpërkembur” shkruan Çitaku raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Nesër do të dal në protestë.

Për gjithë ato gra e burra që patën guxim ta mundin frikën dhe vdekjen.

Për dajën tim të vrarë me pushkë në dorë.

Për ushtarët e gjallë, por fatkeqësisht të fyer e të nëpërkembur.