Lajme

Vlora Çitaku: Kam dilema, VV po na quan bashkëpunëtorë të Serbisë, e Kurti po na fton në takim

11/08/2022 00:28
nga:Astrit Gashi

Nënkryetarja e PDK-së,Vlora Çitaku, ka ironizuar me ftesën për takim, dërguar partive opozitare, nga ana e kryeministrit, Albin Kurti.

Çitaku ka shkruar se ka dilema për këtë ftesë, duke dëgjuar “deputetet e VV duke na quajtur bashkëpuntordeputetë të Serbisë”.

“E tash, dorën në zemer, kur i dëgjoj e VV duke na quajtur bashkëpuntordeputetë të Serbisë, e në anën tjeter Kryeministri Kurti na fton në takim, kam dilema…A mos ndoshta Kryeministri nuk po e udhëheqë më as partinë e vet?!”, shkroi Çitaku në Facebook.