Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka ftuar qytetarët e Prishtinës, që me 17 tetor në zgjedhjet lokale ta votojnë Uran Ismailin për kryetar.
Në një video të publikuar në Facebook, Çitaku pas bashkëbisedimi me qytetarët thotë se e ka zemrën plot nga përgjigjet pozitive dhe mbështetja e madhe që po gëzon Urani te qytetarët e Prishtinës.
“Përfundimisht, bashkëqytetarët e mi janë përcaktuar për kandidatin që ka program, e të cilit i shkëlqejnë sytë sa herë që folë për Prishtinën.”, thotë ajo.
Nga fushata derë më derë, qytetarët janë shprehur se do ta përkrahin maksimalisht Urani Ismailin dhe vizionin e tij për të ardhmen e Prishtinës.
“Ju ftoj të gjithëve që të dielën në mënyrë masovike të dilni dhe të votoni Uranin me numrin 177. Hajde ma gjallë.”, thotë Çitaku.