Lajme

Vlora Çitaku: E tmerrshme me i pa të moshuarit duke pritë në këmbë me orë të tëra për t’u vaksinuar

05/14/2021 09:49
nga:Y I

Tollovitë e krijuara tek salla 1 “Tetori” në lidhje me procesin e vaksinimit, kanë sjellë reagime të shumta .

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, thotë se dje  edhe nëna e saj ka pritur katër për t’u vaksinuar.

Çitaku thekson se është e dhimbshme me i pa të moshuarit duke pritë në këmbë me orë të tëra për t’u vaksinuar, raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Nana pardje ka pritë rreth katër orë për vaksinë.
Sot rradhët qenkan edhe më të mëdha.

E tmerrshme dhe e dhimbshme me i pa të moshuarit duke pritë në këmbë me orë të tëra.

Nuk kemi nevojë me e zbulu rrotën, dhe nuk është marre me kërku ndihmë. Të gjitha vendet përreth janë shumë përpara nesh me vaksinim, kishim mujtë me ju kërku modelin e sistemimit dhe vaksinimit.