Lajme

Vlora Çitaku: Albulena Haxhiun s’e votojmë për kryetare të Kuvendit!

04/23/2025 09:52
nga:Y I

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku tha se gjendja që është krijuar në Kuvendin e Kosovës është “si pasojë e paaftësisë së lëvizjes Vetëvendosje për ta krijuar shumicën”.

Para hyrjes në Kuvend, ku sot pritet të vazhdojë seanca konstituive, ajo tha se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.

“Jo nuk e votojmë”, tha ajo shkurt, kur u pyet për këtë.

Ndërsa foli për mokonstituimin e Kuvendit, ajo përmendi hallet që tha se i kanë qytetarët.

“Fatkeqësisht këto janë vetëm shqetësimet tona. Shqetësimet e qytetarëve janë çmimet e larta, energjia elektrike”, tha Çitaku.