Sporti

Vllaznia e Pozheranit reagon ndaj zyrtarizimit të Hoxhës nga Llapi, pretendon se ka kontratë deri në qershor 2023 me klubin

01/03/2023 23:12
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Llapit gjatë ditës së sotme e ka zyrtarizuar transferimin e lojtarit, Rinor Hoxha.

Sipas njoftimit nga klubi, marrëveshja mes palëve është 3 vjeçare, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, para gjysmë ore, skuadra e Vllaznisës së Pozheranit ka reaguar zëshëm ndaj kësaj marrëveshje, duke pretenduar se klubi ka kontratë valide me lojtarin në fjalë deri në qershor të vitit 2023.

Madje, në këtë komunikatë, ka akuza të rënda ndaj skuadrës së Llapit, duke e cilësuar menaxhmentin e saj si provincial.