Sporti

Vllaznia e jashtëzakonshme, përmbys rezultatin ndaj Siroki Brijeg dhe kalon tutje në UEFA Conference League

07/15/2021 23:02
nga:Lorik J

Skuadra e Vllaznisë së Shkodrës ka bërë të “pamundurën”.

Pas humbjes 3-1 në Bosnjë dhe Hercegovinë, KF Vllaznia ka fituar ndaj Siroki Brijeg sonte në “Loro Boriçi” me rezultatin 3:0 dhe ka siguruar kalimin tutje në fazën e dytë të kualifikimeve për UEFA Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

Vllaznia zhvilloi një paraqitje fantastike sonte dhe arriti edhe kalimin tutje.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, kurse në të dytë shkodranasit shënuan tre herë.

Djurdjevic shënoi dy gola në pjesën e dytë dhe Imami poashtu me golin e tij “vulosi” kalimin tutje të Vllaznisë.

/GazetaBlic Sport/