Lajme

Vllasi: Përbërja e re e qeverisë serbe është si e vjetra por më pro-ruse

05/06/2024 19:26
nga:G B

Juristi, Azem Vllasi për përbërjen e qeverisë së re në Serbi në krye me Millosh Vuçeviqin, ish-ministrin e mbrojtës ka thënë se kjo qeveri është e njëjta por ndoshta më pro-ruse.

“Përbërja e re e qeverisë është si e vjetra ndoshta edhe pak më pro-ruse, Aleksandër Vulini nënkryetar i Qeverisë njeriu i dytë që është lidhja e drejtpërdrejtë me Rusinë dhe eksponent i Rusisë në Serbi ai dhe një tjetër janë të dy në listën e zezë amerikane,” ka thënë Vllasi në “Five”.

Sipas Vllasit, presidenti serb mundohet të mbajë raporte të mira me amerikanët.

“Daçiqi i cili po ashtu është në lidhjen ruse, ministër i brendshëm me këtë ministrin e jashtëm, Gjuriq, Vuçiqi mundohet me i mbajt raportet korrekte me amerikanët por kjo qeveri është kontinuitet i asaj më parë dhe thjeshtë është një servis i Vuqiqit dhe jo qeveri me integritet,” tha Vllasi.

“Unë e vërejta që Vuçeviq tha qëllimi strategjik është synimi kah integrimet evropiane ndërsa qëllim kryesor është ruajtja e pavarësisë së Serbisë por nëse synon në unionin evropian atëherë atje janë disa rregulla që duhet të përfillen, asgjë të re me qeverinë e re, nuk ka shkëputje nga miqësia vëllazërore me Rusinë.”