Duke nënshkruar me Juventusin në rihapjen e merkatos së transferimeve, Vlahovic rikthehet në Firencë këtë të mërkurë, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Coppa Italia.
Megjithatë, nuk do të jetë një ribashkim paqësor mes tifozëve të Fiorentinës dhe sulmuesit 22-vjeçar që brohoriti për katër sezone e gjysmë, përcjell GazetaBlic Sport.
Gjatë agimit, në afërsi të stadiumit Artemio Franchi, është shfaqur një pankartë me një kërcënim me vdekje ndaj Vlahoviqit, me ton racist. “Rojet tuaj nuk do t’ju shpëtojnë jetën. Cigane, mbarove”, shkruhet.
Pas kësaj, Fiorentina lëshoi një deklaratë në të cilën u kërkoi tifozëve që të qëndrojnë të qetë dhe të shmangin çdo thirrje raciste dhe diskriminuese gjatë ndeshjes. “Gjëra të tilla nuk janë pjesë e historisë apo kulturës sonë”, apelohet.
/GazetaBlic Sport/


