Ish kampioni profesionist botëror i boksit në peshat e rënda, Vladimir Klitschko tha se është krenar për reagimin e bashkuar të botës së sportit që dëboi ekipet kombëtare ruse dhe bjelloruse dhe atletët nga garat ndërkombëtare pas pushtimit të atdheut të tij Ukrainë.
“Unë jam krenar për unitetin botëror dhe kur shoh se komunitetet sportive qëndrojnë së bashku – Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, federatat e boksit, UEFA, FIFA, Formula 1, ata të gjithë i ndalojnë ekipet ruse të konkurrojnë. Unë nuk kam asgjë kundër atletëve, por ata përfaqësojnë regjimin dhe lidhet me luftën. Derisa lufta të ndalojë, nuk po bëjmë sa duhet, por është e rëndësishme të tregojmë se kjo luftë nuk është e pranueshme për botën e sportit”, tha Vladimir Klitschko për Sky Sports, duke shtuar:
“Kjo është një kohë shumë sfiduese për jetën e ukrainasve. Nuk më kishte shkuar kurrë në mendje që do të përballesha me luftën. Ju dëgjoni dhe shihni shpërthime, automjete të shkatërruara, ndërtesa, është absolutisht e tmerrshme ajo që sjell lufta. Jam krenar për popullin ukrainas sepse jemi të bashkuar. Unë kurrë nuk kam qenë më krenar që jam ukrainas se sa jam tani”, përfundoi ai.
Vladimir Klitschko, së bashku me vëllain e tij Vitali, gjithashtu ish-kampion bote në boks dhe tani kryetar i Kievit, dolën vullnetarë për t’iu bashkuar ushtrisë ukrainase për të ndaluar agresionin rus.
Me ta është kampioni aktual i botës në WBA, WBO, IBF dhe IBO, Oleksandr Usyk, ndërsa ish-tenisti Serhiy Stakhovsky i është bashkuar ushtrisë rezervë.
/GazetaBlic Sport


