Lajme

Vjosa Osmanit i kërkohet që ta shkarkojë Sami Kurteshin nga KQZ-ja

08/26/2021 16:05
nga:M K

Organizata Joqeveritare Demokracia Plus, ka kërkuar nga presidentja e vendit Vjosa Osmani, shkarkimin e anëtarit të KQZ-së, Sami Kurteshi, pasi ky i fundit dje u përfshi në një incident me një nëpunës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Ne konsiderojmë që anëtari i KQZ-së, Sami Kurteshi, me veprimet e tij, është duke dëmtuar seriozisht statusin dhe integritetin e KQZ-së.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, z. Kurteshi ka pranuar që është përfshirë në një incident me një nëpunës të KQZ-së, duke marrë përsipër rolin e policisë, në vend se të denoncoi në organet përgjegjëse personin në rast të mos respektimit të masave për mbrojtje nga COVID-19”, thuhet në reagimin e bërë nga Demokracia Plus.

Sipas kësaj organizate, Sami Kurteshi është duke dëmtuar integritetin e KQZ-së.