Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar komunën e Deçanit pas helmimit të më shumë se 1 mijë e 500 personave.
Me këtë rast Osmani ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë.
Osmani ka vizituar qytetarët e helmuar të Deçanit.
Presidentja pritet të takohet me drejtorin e QKMF’së dhe kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Përndryshe, pas situatës së krijuar në Komunën e Deçanit, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Adem Ukëhaxhaj”, po qëndron edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Paraditen e së martës atje qëndroi edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.