Lajme

Vjosa Osmani takon Princin e Kurorës së Jordanisë, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dypalësh

10/28/2025 19:57
nga:Genita C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Princin e Kurorës së Jordanisë, Hussein bin Abdullah al-Hashimi, në Riad, raporton GazetaBlic.

Osmani tha se Kosova dhe Jordania kanë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, të bazuara në miqësi dhe mirëbesim.

Gjatë takimit, të dyja palët konfirmuan gatishmërinë për të thelluar partneritetin dhe për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi në fusha si mbrojtja, tregtia dhe teknologjia e informacionit.