Lajme

Vjosa Osmani takohet në New York me homologët nga Mali i Zi e Bosnja, bisedon për situatën në veri

09/23/2021 22:31
nga:M K

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq u takuan sot në Nju Jork gjatë javës së Nivelit të Lartë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për të diskutuar zhvillimet në tri shtetet që përfaqësojnë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga presidenca.

Në komunikatë u tha se në takim është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit.

“Presidentët shprehën shqetësimin për zhvillimet e fundit në rajon dhe gjithashtu qëllimin e përbashkët të tyre për ruajtjen e stabilitetit si parakusht për perspektivën evropiane të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në komunikatë.

Të tre presidentët ranë dakord ta vazhdojnë komunikimin dhe dialogun për këtë çështje.