Lajme

Vjosa Osmani takohet me mërgatën kosovare në Kanada

11/25/2021 09:43
nga:M K

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron edhe më tutje në Kanada.

Së fundi, Osmani është takuar me mërgatën kosovare që jeton e vepron atje, përcjell GazetaBlic.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Osmani ka thënë se ata po shkëlqejnë në profesione të ndryshme.

“Ata kontributin vazhdojnë ta shtrijnë edhe në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut e në vende të tjera, duke treguar kështu se largësia asnjëherë nuk e zbehë lidhjen me mëmëdheun”, ka shkruar mes tjerash Osmani.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

/GazetaBlic/