Lajme

Vjosa Osmani takohet me Lumir Abdixhikun, ja çka biseduan

04/12/2021 21:59
nga:Gazeta Blic

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se gjatë ditës është takuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku kanë biseduar për proceset që e presin vendin, shkruan Gazeta Blic.

Në një shkrim të saj në Facebook, Osmani ka thënë që e ka siguruar Abdixhikun, që institucioni i Presidencës do të jetë çdoherë në shërbim të forcimit të bashkëpunimit dhe dialogut mes partive politike, me theks të vecantë për temat e interesit kombëtar.

Postimi i plotë nga Vjosa Osmani:

Partitë opozitare kanë rol kyç në proceset e rëndësisë së veçantë për vendin. Prandaj, sot prita në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun. E përgëzova atë për rolin konstruktiv që LDK luajti gjatë procesit të përmbylljes së formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Sigurova z. Abdixhiku që institucioni i Presidencës do të jetë çdoherë në shërbim të forcimit të bashkëpunimit dhe dialogut mes partive politike, me theks të vecantë për temat e interesit kombëtar. Në këtë drejtim, mirëpres kontributin e të gjitha partive politike opozitare për çështjet që lidhen me interesin shtetëror dhe mirëqenien e qytetarëve.
Me z. Abdixhiku u pajtuam që të vazhdojnë diskutimet për temat që kërkojnë konsensus të gjerë politik dhe shoqëror.