Lajme

Vjosa Osmani takohet me kryeministrin Kurti, diskutojnë për situatën pandemike në vend

04/07/2021 15:32
nga:M K

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryeministrin Kurti dhe disa nga ministrat që kanë të bëjnë me situatën pandemike.

Këtë e konfirmoi vetë ajo përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, përcjell GazetaBlic.

Tutje ajo shtoi se pika kyçe e diskutimit qe bashkëpunimi për ta tejkaluar sfidën aktuale të pandemisë.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë i para pak çasteve.

Koordinimi ndër-institucional për çështje në interes të vendit kurrë nuk ka qenë më i nevojshëm. Menaxhimi i pandemisë e sigurimi i vaksinave, koordinimi në politikën e jashtme dhe atë të mbrojtjes, ishin vetëm disa nga temat në takimin tonë të parë për bashkërendim institucional me Kryeministrin Kurti dhe ministrat e dikastereve përkatëse.

/GazetaBlic/