Lajme

Vjosa Osmani për dhunën në Kuvend: Dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve

07/13/2023 14:41
nga:N M

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pas dhunës që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

Osmani ka thënë se ajo çfarë ka ndodhur në Kuvend është dëmi më I madh që mund t`i bëhet ndonjëherë institucioneve të të vendit.

“Përdorimi i dhunës fizike si mjet për t’i adresuar pakënaqësitë, dallimet apo mosmarrëveshjet politike është dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve që janë ndërtuar me aq shumë mund e sacrifice”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Reagimi i plotë:

Reagimi i plotë:

Përdorimi i dhunës fizike si mjet për t’i adresuar pakënaqësitë, dallimet apo mosmarrëveshjet politike është dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve që janë ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë.
Kuvendi është gurthemeli i shoqërisë sonë demokratike, ku zëra të ndryshëm bashkohen për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve, ndaj dhuna nuk ka vend në tempullin e demokracisë dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politik.
Duhet ta riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj demokracisë, mendimit ndryshe, sikurse edhe respektit të ndërsjellë, duke u mbështetur në sundimin dhe respektimin e ligjit.

LDK: Pamjet e shëmtuara të dhunës nuk e kanë vendin në Kuvend, sot ishte ditë e rëndë në historinë parlamentare