Lajme

Vjosa Osmani për arrestimet e sotme: Duhet të presim epilogun e këtij rasti

08/18/2023 13:12
nga:N M

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka komentuar rreth arrestimeve të sotme që janë bërë në MINT dhe biznesmenit Ridvan Muharremi, raporton Gazeta Blic.

Ajo nga Klina ka thënë se bazuar në informatat që kanë, duhet pritur epilogun e këtij rasti dhe nuk duhet paragjykuar.

“Komenti im është që për çdo proces të institucioneve të drejtësisë dhe ligjzbatuese ne duhet ta presim epilogun dhe deri në këtë moment bazuar në informatat që kemi është e pamundur të paragjykohet epilogu i këtij rasti”, ka Osmani.

Arrestimet e sotme: Prokuroria Speciale vjen me njoftimin e fundit