Lajme

Vjosa Osmani pas takimit me Heiko Maas: Jemi për dialog, por jo me ndryshime kufijsh, që është logjikë e shekullit të kaluar

04/22/2021 16:17
nga:M K

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur në konferencë për media pas takimit me kryediplomatin gjerman, Heiko Maas.

Para gazetarëve, Osmani tha se Kosova do t’i shqyrtojë të gjitha marrëveshjet e deritanishme, ndërsa do të bëhet gati për dialogun e ardhshëm, por që nuk do të lëshohet në aventura të rrezikshme, përcjell GazetaBlic.

“Ne jemi pro dialogut. Por fillimisht do të bëjmë një ‘reset’ ku do të shohim secilën marrëveshje të deritashme. Ajo që është e rëndësishme, ne nuk do të lëshohemi në aventura si ato me ndryshime kufijsh, logjikë kjo që i përket një logjike të shekullit të kaluar”, tha ndër të tjera ajo.

LEXO EDHE:

Flet kryediplomati gjerman, zbulon arsyen e vizitës në Prishtinë e Beograd

/GazetaBlic/