Gazetari Ridvan Berisha i është kundërpërgjigjur presidentes Vjosa Osamni, e cila ka paralajmëuar padi në lidhje me një deklaratë, ku sipas gazetarit e para e shtetit ka ndërhyrë në rastin Pantiq.
Berisha vazhdon të qëndroj prapa deklaratës se Osmani ka ndërhy në rastin Pantiq dhe kështu u arritë edhe marrëveshja për heqje të barrikadave në veri të shtetit, raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:
Presidentja Osmani paska paralajmëruar padi kundër meje ndaj një informacioni mirë të bazuar që e bashkëndava me publikun ndërsa isha mysafir në Kanal 10 te Kushtrim B. Sadiku.
Ju e dini shumë mirë se keni ndërhy në rastin Pantiq dhe kështu u arritë edhe marrëveshja për heqje të barrikadave në veri të shtetit.
Nëse nuk e keni informuar kryeministrin Albin Kurti për këtë rast, atëherë ç’faj kam unë presidente Vjosa Osmani?
Presidente, mirupafshim në gjyq!


