Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pasi Kuvendi i Serbisë ka zgjedhur të mërkurën nënkryetaret e tij, ku në mesin e tyre është zgjedhur edhe Bozhidar Deliq, ushtarakun e kriminelit Sllobodan Millosheviq, i cili ka luftuar kundër shqiptarëve.
Për këtë, shefja e shtetit e ka bërë një krahasim mes nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovë dhe atij të Serbisë.
Presidentja Osmani vuri në pah se në parlamentin tonë shërben një e mbijetuar e regjimit të Serbisë, Saranda Bogujevci kurse në Beograd emërohet një njeri i cili ka masakruar qytetarët tanë.
“Në Kosovë, Saranda Bogujevci, një e mbijetuar e një masakre brutale të regjimit gjenocidal të Serbisë, shërben si nënkryetare e Parlamentit”.
“Ndërkohë, Parlamenti i Serbisë ka emëruar nënkryetar Bozhidar Deliqin, komandantin e brigadës që masakroi mijëra kosovarë”, tha ajo në Twitter.
In Kosovo, Saranda Bogujevci, a survivor of a brutal massacre of Serbia’s genocidal regime, serves as Vice-President of Parliament.
Meanwhile, Serbia’s Parliament has appointed Božidar Delić, the commander of the brigade that massacred thousands of Kosovars, as Vice-President.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 4, 2022