Nora Gjakova arriti një tjetër sukses historik për Kosovën.
Xhudistja nga Kosova, arriti t’a mposht kampionen botërore, Yoshida Tsukasa, për të arritur në finale, shkruan GazetaBlic.
Gjakova në finale u përball me francezen,Sarah-Leonie Cysique.
Nora fitoi ndeshjen pasi që francezja u penalizua me karton të kuq.
Kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën në Tokio 2020 dhe e 3’ta në përgjithësi në Lojëra Olimpike.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani reagoi menjëherë pas fitores së saj.
Ajo tha se në këtë ditë zie, Nora i solli dritë Kosovës.
“Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës. Faleminderit Nora e artë, që duke ecur rrugës së Majlindës e Distrias po i jepni motiv një populli të tërë për t’u ringritur edhe në vështirësi. Xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar. Ato janë epiteti më i mirë i Kosovës së ditëve tona. Përzemërsisht, ju faleminderit! “, shkruan Osmani.
/GazetaBlic/


