Lajme

Vjosa Osmani në Finlandë, për të marrë pjesë në varrimin e Martti Ahtisaarit

11/09/2023 10:12
nga:Genita C

Presidentja Osmani merr pjesë në varrimin e ish-presidentit të Finlandës, Martti Ahtisaari

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Finlandë, për të marrë pjesë në varrimin e ish-presidentit të Finlandës, Martti Ahtisaari.

Kjo ftësë i është bërë asaj nga qeveria finlandeze.

“Me ftesë të qeverisë finlandeze, Presidentja Osmani krahas krerëve shtetëror nga vende të tjera të botës do të marrë pjesë në varrimin e ish-presidentit të Finlandës dhe kryenegociatorit për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari. Në delegacionin shtetëror të Presidentes do të jetë edhe ish-Presidenti Fatmir Sejdiu”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Zyra e Presidentes.