Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për gazetën “Die Presse” ka folur për gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së, që ka filluar këtë të hënë, raporton GazetaBlic.
Osmani thotë se drejtësia do të triumfojë, teksa shton se në fund të këtij procesit do të konfirmohet që UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare në mbrojtje të njerëzve të pambrojtur.
Teksa ka folur për Thaçin dhe të tjerët, Osmani shtoi se ata kanë mbrojtur vendin dhe popullin nga regjimi i Millosheviqit.
“Jam i sigurt se drejtësia do të triumfojë. Dhe se në fundi i këtij procesi do ta konfirmojë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës- UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare në mbrojtje të njerëzve të pambrojtur. Ata mbrojtën vendin dhe popullin e tyre kundër regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit”, tha Osmani.